Sport

Premier League/ Luhet ndeshja e prapambetur mes West Ham-it dhe Norwich-it të Rashicës


Një ndeshje do të sjellë kjo e mërkurë në Premier League-n angleze. West Ham-i përballet me Norwich-in. Sfida është e prapambetur, pasi duhet të ishte luajtur në javën e 18 të kampionatit.

Ndeshja do të luhet në “London Stadium”, duke filluar nga ora 20:45.

Vendasit ndodhen në pozita më të mira në renditje. Vendi i pestë dhe 34 pikë janë për West Ham-in. Një pikë më shumë ka Arsenal-i që mban vendin e katërt.

Miqtë renditen të fundit në kampionat. Pas 19 javëve të luajtura, ata kanë grumbulluar 10 pikë. Një pikë më shumë ka Newcastle dhe Burnely që renditen sipër tyre.

Në nëntë ndeshjet e luajtura në shtëpi, West Ham-i numëron katër fitore, dy barazime dhe tre humbje. Në transfertë, Norwich-i i Milot Rashicës numëron vetëm një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

Përballjen e fundit mes dy skuadrave e fitoi West Ham-i me shifrat 4-0 në transfertë. Ndeshje e luajtur në 2020.

Skuadrat do e kenë ndeshjen e radhës në Premier League, përkatësisht Norwich-i më 15 janar përballë Everton-it dhe West Ham-i më 16 janar përballë Leeds-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore