Sport

Pozicionet e Kosovës dhe Shqipërisë në renditjen e re të FIFA-s


Pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe ndeshjeve miqësore të zhvilluara nga kombëtaret, FIFA ka publikuar radhitjen e përgjithshme të përfaqësueseve.

Në këtë renditje, Kosova ka rënë për tre pozita nga ajo e kaluara, pas fitores në miqësoren kundër Lituanisë dhe dy humbjeve në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Suedisë 0:3 dhe Spanjës 3:1.

Tani “Dardanët, nga vendi i 117-të, bien në venin e 120-të.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria vijon të ruajë vendin e 66-të, ashtu si në renditjen paraprake.

“Kuqezinjtë” zhvilluan tre ndeshje në muajin mars, dy prej të cilëve ndaj Andorrës dhe San Marinos i fituan, ndërsa një tjetër ndaj Anglisë e humbën, megjithatë këto rezultate nuk kanë ndikuar në renditje.

Vendi i parë në këtë renditje të re nuk ka ndryshuar, pasi vijon të kryesohet nga Belgjika, e cila ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e 12, pasi ka ndikuar jo pak edhe humbja në shtëpi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore