Sport

Pothuajse e kryer, De Jong-u largohet nga Barcelona në janar


Sipas gazetës së përditshme sporitve katalanase “Mundo Deportivo”, ka një marrëveshje të trefishtë mes Barcelona-s, Sevilla-s dhe Cadiz-it. Në bazë të kësaj marrëveshje, sulmuesi Luuk de Jong-u do të transferohet në huazim te Cadiz-i.

Aktualisht mungon vetëm “ok” i holandezit, pasi gjithçka tjetër është kryer. 31-vjeçari është pjesë e Barcelona-s, por i huazuar nga Sevilla, deri në fund të këtij sezoni.

Xavi Hernandez-i nuk i beson holandezit dhe është pajtuar për largimin e hershëm të tij. De Jong-u deri më tani ka kryer 12 paraqitje me fanellën e Barcelona-s, ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm një herë.

Largimi i De Jong-ut, nga ana tjetër do të lehtësonte peshën e pagave te Barcelona, që me shumë mundësi transferimin e parë në hyrje për janarin do të kenë Ferran Torres-in nga Manchester City. Për 21-vjeçarin spanjoll, klubet janë dakordësuar për një shifër rreth 55 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore