Posta e Serbisë ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, dërgesat postare që po transportoheshin përmes një furgoni të linjës së rregullt mes Rashkës në Serbi dhe Graçanicës në Kosovë.
Nga ta u tha se dërgesa postare e ndaluar përfshinte letra.
“Shumë qytetarë dhe kryesisht të moshuar mbështeten në shërbimet tona për transaksionet e përditshme dhe për këmbimet afariste. Veprimi i sotëm i ndalimit të dhunshëm të dërgimit të letrave, ndër të tjera, vështirëson kontaktin mes familjeve, gjë që rrit edhe më tej ndjenjën e pasigurisë në kontekstin e tensioneve etnike”, ka thënë Posta e Serbisë në komunikatën e lëshuar për media.
Kërkesë e Postës së Serbisë ishte që të zgjidhet kjo situate, ulja e menjëhershëm e tensioneve dhe që të mundësohet funksionimi pa pengesa i transportit postar në veri të Kosovës.
Më 5 gusht, autoritet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të territorit kosovar, të cilat vepronin ilegalisht në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – ndërsa zyrtarët serbë e kanë cilësuar aksionin policor nxitje për konflikt të armatosur.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës janë duke funksionuar në mënyrë ilegale operatorë ekonomikë që nuk janë të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK).
“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë, njësitet policore kanë shkuar për verifikimin e këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë. Janë mbyllur gjithsej 9 objekte: tri në Mitrovicë të Veriut, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok”, ka thënë zëdhënësi policor.
E drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar aksionin për mbylljen e operatorëve ilegalë “provokim të drejtpërdrejtë” për konflikt të armatosur. “Ai qartazi dëshiron të shkaktojë konflikte në terren me çdo kusht, dhe kjo po ndodh para syve të bashkësisë ndërkombëtare”.
Ndryshe, autoritetet kosovare kanë potencuar se çështja e operimit të Postës së Serbisë në Kosovë është tentuar të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd në një fazë të mëvonshme, por për shkak të refuzimit të Serbisë, kjo çështje s’është adresuar asnjëherë.
“Pra, meqenëse është lënë që kjo çështje të diskutohet në një fazë të mëvonshme, deri më sot nuk ka pasur iniciativë për fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e kësaj çështje, apo edhe ndonjë veprim konkret për ndalimin e operimit të postës serbe. Për më tepër, ky subjekt nuk figuron në ARBK, pra rrjedhimisht nuk posedon certifikatë biznesi dhe numër fiskal”.
Ndërsa, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë deklaroi se është e zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në Veri të vendit, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” mund t’i “përshkallëzojnë tensionet” ekzistuese.
Përkundër se situata e përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe është më e qetë pas ngjarjeve të vitit të kaluar, akoma perceptohet tensioni – tension për shkak të numrit të madh të çështjeve të pazgjidhura në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
‘Kultura e Hakmarrjes’: Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit po çojnë në vetëgjyqësi
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Bazat, depot, aeroportet: Objektivat e Kievit në Rusi
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit