Sport

Portugalia, sa shumë opsione në sulm


Portugalia është një nga vendet që prodhon më shumë futbollistë në Europë. Duke filluar nga Cristiano Ronaldo, Joao Felix-i, Bernardo Silva etj. është një listë e gjatë me lojtarë të nivelit të lartë.

Por, le të shohim vetëm fazën sulmuese të Portugalisë, se cilët janë emrat që pretendojnë një vend titullari.

Ronaldo është padyshim, i vetmi lojtar që e ka të sigurt vendin në formacion. Super ylli i futbollit portugez e jo vetëm, këtë sezon numëron në 25 ndeshje, 23 gola dhe tre asiste.

Felix-i, sulmuesi i Atletico Madrid-it, një nga talentet më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në futboll, aktualisht numëron 25 paraqitje me spanjollët, ku ka realizuar nëntë gola dhe pesë asiste.

Andre Silva, sulmuesi i Eintracht Frankfurt-it, duket në top form në këtë sezon. Në 21 paraqitje me gjermanët ka realizuar 18 gola dhe pesë asiste.

Rafael Leao, një nga elementët më të rëndësishëm të ringritjes së Milan-it, këtë sezon me kuqezinjtë numëron 23 paraqitje, gjashtë gola dhe pesë asiste.

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it, ka realizuar nëntë gola në 17 paraqitje me të kuqtë.

Gonçalo Guedes, sulmuesi i krahut të Valencia-s, në këtë sezon numëron 20 paraqitje, tre gola dhe dy asiste.

Bernardo Silva, sulmuesi i krahut të Manchester City-t, numëron 26 paraqitje, nga ku ka shënuar tre gola dhe tre asiste.

Fabio Silva, një nga talentet më të mëdhenj të moshës së tij. 18-vjeçari pjesë e Wolves-it këtë sezon numëron 22 paraqitje, nga ku ka shënuar katër gola.

Pedro Neto, lojtari tjetër portugez që luan për Wolves-in. Sulmuesi i majtë këtë sezon numëron 27 paraqitje, nga ku ka realizuar katër gola dhe tre asite.

Daniel Podence, po ashtu luan për Wolves-in. Sulmuesi i majtë, numëron 19 paraqitje, nga ku ka shënuar tre gola dhe një asist.

Bruno Fernandes, mesfushori me tipare sulmuese i Manchester United-it është lojtari i dytë më i rëndësishëm për Portugalinë, duke u referuar statistikave. 26-vjeçari këtë sezon numëron 34 prezenca në fushë, nga ku ka realizuar 18 gola dhe 12 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore