Sport

Portieri i Kroacisë pritet të transferohet në La Liga


Portieri që shkëlqeu në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, Kroacinë, Dominik Livakovic, pritet të transferohet në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Livakovic do t’i bashkohet skuadrës së Villarreal-it gjatë kësaj vere.

28-vjeçari ka kontratë të lidhur me Dinamo Zagrebin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ka një klauzolë prej 10 milionë eurosh.

Por, klubet thuhet se janë duke negociuar që ky transfer të bëhet për rreth 2 milionë më pak se klauzola.

Gjithsesi, marrëveshja është arritur dhe gardiani kroat do të lërë Dinamon për të veshur fanellën e “nëndetëses së verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Evropës.

Livakovic debutoi me kombëtaren kroate në qershorin e vitit 2017 dhe deri tani numëron 43 ndeshje mes shtyllave të Kroacisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore