Lajme

Porsche e re doli gabimisht në shitje me çmim tejet të ulët në Kinë


Në Kinë, blerësit e mundshëm të makinave kanë zbuluar se një reklamë në internet për një makinë sportive luksoze ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Një përfaqësi e Porsche në qytetin e Yinchuan listoi automjetin e ri për 18 mijë e 300 dollarë.

Panamera ka një çmim fillestar prej 148 mijë dollarësh.

Ndaj promovimi tërhoqi qindra blerës të mundshëm që nxituan të siguronin makinën.

Një zëdhënës i prodhuesit gjerman të makinave ka thënë se promovimi “përmbante një gabim serioz në çmimin e listuar me pakicë”, i cili u hoq menjëherë.

“Meqë kishte vetëm një automjet në magazinë, në përputhje me procesin e shitjes, Porsche Center Yinchuan ka komunikuar me klientin e parë, i cili bëri një tarifë rezervimi të rimbursuar në internet dhe ka negociuar një rezultat të këndshëm”, ka shtuar ai.

Po ashtu përfaqësia ka kontaktuar “çdo ofertues individualisht dhe ka sqaruar situatën duke kërkuar falje”.

Sakaq, informacioni i pasaktë është postuar më 30 janar dhe klientët që kanë paguar tarifën e rezervimit prej janë rimbursuar.

Incidenti bëri bujë në mediat sociale kineze, me një komentues që postoi se “kjo është arsyeja pse nuk blej Porsche”.

U sugjerua gjithashtu se kompania kishte qenë “e papërgjegjshme” dhe duhej të kishte respektuar ofertën e çmimit të ulur.

Porsche filloi të shesë makina në Kinën kontinentale më shumë se 20 vjet më parë.

Në vitet e fundit, kompania ka zgjeruar gjurmën e saj në ekonominë e dytë më të madhe në botë me shitës të rinj.

Tani, vendi është tregu i vetëm më i madh i Porsche-s në nivel global, me shitjet totale në 6.2 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore