
Mbi 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina do të lejohen të jetojnë e punojnë në Poloni, pasi kanë kaluar kufirin mes dy vendeve, në përpjekje për të ikur nga zonat e konfliktit gjatë agresionit rus në Ukrainë.
Sipas përllogaritjeve më të sakta, janë 1 milion e 575 mijë ukrainas deri tani, të cilët janë zhvendosur drejt Polonisë – vendit që ka mirëpritur më shumë refugjatë që prej 24 shkurtit, kur agresioni filloi.
Kohëzgjatja paraprake e këtyre lejeve, do të jetë për 18 muaj. Të gjithë refugjatët do të pajisen me një numër sigurimesh shoqërore dhe do të kenë mundësinë e kujdesit shëndetësor falas si edhe edukimit falas për fëmijët nën 18 vjeç.
Me të aplikuar, ata do të kenë mundësi në rast se shprehin dëshirën, ta zgjasin deri në tre vjet, qëndrimin e tyre në Poloni.
Ndër vendet e tjera, të cilat kanë pritur shumë emigrantë ukrainas, janë Hungaria, Sllovakia, Gjermania, Moldavia, Rumania, disa vende të Bashkimit Evropian si edhe vetë Rusia, me 106 mijë refugjatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
Drejtori i RTK-së aktivist i Vetëvendosjes – kryetari i Bordit që e zgjodhi thotë që “nuk më bën përshtypje”