Biznes

Politika franceze pengon kanadezët që të blejnë Carrefour-in


Qeveria franceze i ka dhënë fund papritur blerjes së kompanisё franceze, Carrefur, prej Couche-Tard (ANCTF).

Në një deklaratë, pronari i zinxhirit francez tё supermarketeve Carrefour (CRERF) dhe kanadezi Couche-Tard (ANCTF) tha se janё stopuar bisedimet për një transaksion prej 16.2 miliardë eurosh.

Po ashtu ministri francez i financave, Bruno Le Maire lajmëroi bllokimin e marrëveshjes në TV BFM-në e Francës.

Kompanitë, të cilat konfirmuan diskutimet e bashkimit javën e kaluar, thanë se në vend të kësaj do të eksplorojnë në fusha të tilla si blerja e karburantit, shpërndarja dhe produktet e etiketave private.

Sipas Euromonitor-it, marrëveshja do të kishte krijuar zinxhirin e katërt më të madh të supermarketeve në botë, pas Walmart (WMT), Lidl Schwarz Group dhe Kroger (KR).

Carrefour-i është një nga shitësit më të mëdhenj në Evropë me 10 mijё dyqane komerciale, supermarkete dhe hipermarkete në të gjithë kontinentin.

Couche-Tard operon me 9 mijё dyqane në të gjithë Amerikën e Veriut. Ajo është duke u rritur po ashtu edhe në Evropë. Të dy grupet kanë njё vlerë së bashku rreth 50 miliardë dollarë.

Franca ka forcuar vitet e fundit rregullat në blerjet e huaja. Në vitin 2020 zgjeroi listën e sektorëve që kërkojnë miratimin e qeverisë.

Carrefour kontrollon 20% të shpërndarjes ushqimore të Francës, sipas Le Maire.

Politika elektorale thuhet të ketë luajtur një rol më të madh.

“Një marrje e sektorit privat të Francës nga një kompani e huaj, do të kishte forcuar mitingun kombëtar e ekstremit të djathtë. Pas 15 muajsh do të mbahen zgjedhjet presidenciale”, tha analistja Fabienne Caron për CNN.

“Arsyeja e sigurisë ushqimore duket si e pakuptimtё”

Sipas Caron shitësit e huaj si Lidl operojnë në mënyrë efektive dhe shesin kryesisht produkte franceze.

Pandemia gjithashtu zbuloi se Franca mbështetet në vendet e huaja për pajisjet e kujdesit shëndetësor, të tilla si maska ​​kirurgjikale.

“Në atë kontekst, dhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme, qeveria kishte më shumë për të humbur sesa për të fituar nga pranimi i një oferte të tillë”/AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore