Lajme

Policia ukrainase arreston 5 sabotatorë rusë dhe bjellorusë, kishin fshehur plumba në lodra fëmijësh


Shërbimi për shtyp i Policisë Kombëtare të Ukrainës raportoi se operativët gjetën sabotatorë në një nga stacionet e metrosë në Kiev.

Kështu, në një nga stacionet e metrosë metropolitane, operativët gjetën burra që silleshin në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti një lodër fëmijësh në të cilën fshihej armatimi i njërit prej sabotatorëve.

Municione reale me vete ka pasur edhe një shtetas bjellorus.

Dyshohet se sabotatorët kishin ardhur në metro për të kaluar natën dhe për t’u fshehur nga sulmet ajrore.

Gjithashtu, në të njëjtin stacion, operativët ukrainas gjetën një sabotator armik që i transmetonte dikujt tjetër pozicionet e njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kjo, nëpërmjet lajmëtarëve të çastit.

Në stacionin e metrosë, qytetarët i janë drejtuar policisë për sjelljen e dyshimtë të dy burrave të tjerë.

Gjatë kontrollit, oficerët e rendit gjetën dhe konfiskuan municion, katër karikatorë, një automatik kallashnikov AK-74, një thikë bajonetë dhe pesë qese me lëndë narkotike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore