Shqipëria

Policia u vjen në ndihmë 2 turistëve belgë, mbetën të bllokuar në liqenin e Shtrazës


Forcat e Policisë kanë ndihmuar dy turistë belgë, të cilët mbetën të bllokuar te liqeni i Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit.

Operacioni për lokalizimin dhe dhënien ndihmë dy turistëve në terrenin e vështirë malor, zgjati katër orë dhe u krye nga SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze.

Ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore.

Dy turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore