Sport

Policia rrethon stadiumin, fillojnë grumbullimet e tifozëve


Oficerët e Policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë bllokuar rrugët që të çojnë drejt stadiumit “Air Albania”.

Ndeshja Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, është momenti më i rëndësishëm i futbollit shqiptar.

Të gjithë këta tifozë janë mbledhur për një qëllim historik. Ëndrrën e pjesëmarrjes në kompeticionin madhor.

Tifozët janë besimplotë për një rezultat pozitiv që do ta çonte Shqipërinë më pranë misionit historik “Katar 2022”.

Rezultati më i shpeshtë në parashikimet e tifozëve shqiptarë është fitorja 2 me 1 për Shqipërinë.

Gjithçka është gati për një ndeshje të madhe dhe tifozët janë këtu për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Verdikti i fundit i takon fushës së blertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore