Shqipëria

Policia parandalon vetëvrasjen, një person kërkoi të hidhen nga ura në lumin Buna


Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Shtetit, pasi një person kërkoi të hidhej nga ura në lumin Buna, për t’i dhënë fund jetës.

Sipas një njoftimi zyrtar, Patrulla e Qarkullimit Rrugor  gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe  shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua  ngjarja dhe 49-vjeçari V.N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore