Lajme

Policia nis hetimet për armët dhe municionin që u gjetë në Zveçan


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin ku janë konfiskuar armët dhe municioni që u gjetë në shtëpinë e një serbi në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Prishtinë, është thënë se ka pasur një sulm fizik, teksa viktima ka refuzuar që të marrë trajtim mjekësor.

“I dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore”.

Po ashtu, në një rast tjetër është konfiskuar një armë në Prishtinë, për të cilën është thënë se ka qenë posedim i paautorizuar i armës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.

Në Komunën e Obiliqit, është raportuar për dhunë në familje.

Pas hetimeve nga njësitet kompetente lidhur me rastin, më datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari”.

Për të dyshuarin është pohuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore