Kosova

Policia me aksion në objektet e “Postës së Serbisë” në Veri


Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në objektet e “Postës së Serbisë”, në Veri, pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), se në Kosovë operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësitë policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni”, ka thënë Elshani.

Ai njoftoi se ky informacion “rezultoi te jetë i saktë me ç‘rast Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore