Lajme

Policia kryen aksion në Veri


Foto nga arkivi

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Veri të vendit, ku ka konfiskuar disa pasije për prodhimin e kriptovalutave.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Disa informata na kanë ardhur për disa kriptovaluta, pasi që njerëzit po kanë problem me rrymë, kjo për shkak të rigave që prodhojnë kriptovaluta”, tha fillimisht ai për AP.

“Kemi marrë informacion se në një vend në fshat të Zubin Potokut ka kriptovaluta, kemi shkuar dhe i kemi marrë dhe i kemi dërguar në doganë, kjo është çështje doganore”, shtoi.

Elashani bëri me dije se për këtë rast nuk ka të arrestuar.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave edhe në qershor në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, policia kishte pranuar informata se një person i dyshuar nga fshati Uglar, posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sipas informacioneve si rrjedhojë në lagjen e fshatit herë pas here kishte probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve po u dëmtoheshin pajisjet elektrike shtëpiake dhe shkaktohej zhurmë.

“Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin)”, thuhej në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore