Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Korab Gashit – i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë


Foto: Albanian Post.

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Korab Gashit – që kishte marrë pjesë në rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor në Suharekë.

Përmes një komunikate nga Policia e Kosovës është thënë se ai vazhdon të jetë në arrati.

“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë. Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Nga ky institucion i sigurisë janë dhënë edhe informacione rreth personit që po kërkohet.

“Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme” .

Ndërsa është sqaruar se të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.

“Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: [email protected]”.

Për arrestimin e personave të cilët kishin marrë pjesë në grabitjen në Suharekë më 22 nëntor, Policia ka kryer një sërë operacione për të arrestuar të dyshuarit.

Operacione ishin kryer në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Shtime.

Gjatë aksionit Policia e Kosovës, kishte njoftuar se ishin arrestuar edhe katër të dyshuar – numri i të arrestuarve ka shkuar në 7 persona.

Aksionet e njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës vijën pas arrestimit të dy të dyshuarve për grabitjen në argjendarisë në Suharekë, për të cilët nga Prokuroria u tha se nuk kanë qenë pjesëmarrës direkt, por kanë asistuar grabitësit në përgatitjen e planit.

Grupi në përbërje prej shtatë personave dyshohet se kreu vjedhje mbi 250 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore