Lajme

Policia indoneziane heton vdekjen e kritikut të minierave


Pas vdekjes së Helmud Hontong, zëvendës regjent i ishujve të largët të Indonezisë Sangihe, policia indoneziane ka nisur hetimet.

Hontong pati një betejë kundër një miniere ari, për të cilat kërkoi dhe investigim. Ai ndërroi jetë në një fluturim, të mërkurën e 9 qershorit.

Grupet e të drejtave kanë akuzuar se vdekja bie mbi ata që ngrihen për mbrojtjen e mjedisit.

Nga autopsia e parë, policia ka deklaruar se bëhet fjalë për një vdekje natyrore.

Hontong, 58-vjeçar, gëzonte shëndet të mirë para fluturimit të tij në ishullin Bali.

Sipas ndihmësit të tij, 20 minuta pas fluturimit përjetoi marrje mendsh.

Ai më pas “humbi vetëdijen dhe gjaku i rrodhi nga goja dhe hunda”, i tha Hermen Kontu, agjencisë së lajmeve Reuters.

Ai u shpall i vdekur me të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar Sulltan Hasanuddin në qytetin Makassar.

Policia po zhvillon hetime shtesë. Autoritetet thonë se shkaku i vdekjes ishte një sëmundje kronike.

Hontong kishte qenë një kritik i fortë i një projekti 42 mijë hektarësh të minierave të arit në ishullin e tij.

Firma minerare ‘PT Tambang Mas Sangihe’ kishte marrë koncesionin për minierën në janar. Kundërshtarët e projektit deklaruan se ai kërcënon pyjet e ishujve, zogjtë dhe furnizimin me ujë të ishujve.

Amnesty International tha se vdekja e politikanit është një model kërcënues ndaj njerëzve që luftojnë për çështje të mjedisit dhe të drejtave të tokës.

Marrë dhe Përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore