Shqipëria

Policia e Shtetit: Thirrje organizatorëve që të përmbajnë protestuesit


Policia e Shtetit i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga një grup deputetësh të PD-së, duke njoftuar se do të ndërhyjnë menjëherë ndaj organizatorëve të protestës përpara selisë së Partisë Demokratike.

Në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit bëhet me dije se “Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës”.

Kjo masë vjen “në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit”.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do të përballen me ligjin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore