Lajme

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës në Veri


Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media të enjten ka bërë të ditur se ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra në Veri të Kosovës.

Në këtë komunikatë për media bëhet e ditur se njësia policore gjatë patrullimit në zonën kufitare, përkatësisht në liqenin e Ujmanit, ka vërejtur një mjet lundrues (barkë), të cilën e ka përcjellë dhe ka identifikuar vendin e ndaljes.

“Njësitë policore, me të arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur në një veturë të braktisur, me targa të Serbisë. Vetura e braktisur, dyshohet se ishte ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë”.

Gjatë kontrollit në veturë Policia e Kosovës bën të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme, si: telefona mobil (19 copë), cigare (830 pako) të llojeve të ndryshme, çanta, veshmbathje, mjete shkollore (lapsa, fletore, ngjyra, gërshërë etj), lodra për fëmijë, kozmetikë.

“Mallrat e sekuestruara do të trajtohen sipas procedurave të parapara, rasti do të trajtohet nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Policore Kufitare-Veri në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës”.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sveçla pas aksionit të policisë: Veriu po ecën drejt normalitetit – Serbia s’do ta cenojë shtetin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore