Lajme

Policia e Kosovës me aksion kundër kontrabandës së mallrave


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në disa lokacione të komunës së Pejës ndaj luftës së kontrabandës së mallrave.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dh ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës”.

“Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, ka thënë Kelani për AP.

Teksa, ka shtuar se pas përfundimit të këtij operacioni do të bëhen të ditura informacionet tjera.

Më 2 mars, prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”.

Policia e Kosovës nga ky aksion kishte arrestuar 14 persona.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore