Policia e Kosovës konfiskon 15 kilogramë marihuanë në Obiliq

SHFLETO

Konfiskimi i veturës dhe substancës narkotike-marihuanë

 

Blerta Ismajli
13.11.2021 16:18
Loading Icons...

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten mbrëma në fshatin Milloshevë të Obiliqit, janë konfiskuar 15 kilogramë e 234 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një veturë dhe një telefon.

“Policia, rreth orës 18:00 (12.11.2021), në Milloshevë, kanë ndaluar veturën me targa vendore. Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur”.

“Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Konfiskimi i veturës dhe substancës narkotike-marihuanë

Ndërsa, për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, nga të njëjtit është marrë konfirmimin për urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë.

Kurse, gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari K.T., me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy persona të tjerë të dyshuar janë në kërkim.

Më 11 nëntor, Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar mbi 75 kilogramë marihuanë.

Në një përgjigje për Albanian Post, PK-ja ka bërë të ditur numrin e rasteve dhe sasitë e konfiskuara të llojeve të ndryshme narkotike për vitin 2021.

“Marihuanë 322 kg 231 kg, kokainë 413.Kg 076 gr, heroinë, 1 kg 894 gr, kanabis sativa (bimë) 1 mijë e 502”, thuhet në përgjigjen e Policisë.