Lajme

Policia e arreston një serb, tentoi të kontrabandonte pije nga Serbia


Policia e Kosovës të shtunën në fshatin Muqibabë ka arrestuar një serb i cili po tentonte të fuste nëpërmjet rrugëve malore ilegalisht nga Serbia në Kosovë pije alkoolike.

“I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në furgon janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike.

“Birra Zajeqarsko (34) arka, Heineken (4) arka, Tuborg (11) arka, Pills (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral ‘bivoda’ (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument”.

Ndërsa lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli është dërguar në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore