Shqipëria

Policia bllokon “Lamborghini” me vlerë 200 mijë euro, çfarë dyshohet?


Policia e Elbasanit ka bllokuar të premten e 28 janarit një makinë luksoze të tipit “Lamborghini”, pasi dyshohet se është blerë me të ardhura nga aktivitete të jashtëligjshme.

Mjeti me vlerë rreth 200 mijë euro është në pronësi të shtetasit A. L. 36-vjeç, banues në një fshat pranë qytetit të Elbasanit.

Bllokimi i mjetit nga ana e Policisë së Shtetit është bërë për shkak të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Prokuroria është vënë menjëherë në lëvizje dhe ndaj 36-vjeçarit ka nisur hetimi pasuror. Deri në momentin e vërtetimit të burimit të të ardhurave, nëse ato vijnë nga aktivitete të ligjshme, mjeti do të qëndrojë i bllokuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore