Shqipëria

Policia asgjëson 5 mijë e 490 bimë kanabisi në 4 fshatra në Lezhë dhe Kurbin


Në Kurbin dhe në Lezhë është zhvilluar një tjetër operacion anti-kanabis.

Mësohet se policia ka arritur të asgjësojë 5 mijë e 490 bimë kanabisi në katër fshatra.

Ende nuk është bërë identifikimi i autorëve.

Bimët e kanabisit ishin mbjellë në zona të pyllëzuara në fshatrat Gjobardhaj, Ungrej, Fregen, si edhe në fshatin Vinjoll në Milot.

Në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara  mijë e 507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 1 mijë e 225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe 1 mijë e 200 gropa të hapura gati për kultivim.

Në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2 mijë e 600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Kurse në fshatin Vinjoll, njësia administrative Milot, u gjetën të kultivuara 158 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore