Lajme

Policët protestojnë të martën, qe 7 muaj shteti s’ua ka paguar shtesat për rrezikshmëri


Policia e Kosovës gjatë protestave në Veri. Foto: Albanian Post.

Zyrtarët policor të Kosovës do protestojnë të martën për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

“Kam informacione nga dy grupe të zyrtarëve të stafit civil nga flota operative, pjesa e mjeshtërive që nE i servisojnë veturat dhe nga punëtorët e departamentit mbështetës operativ… Kam marr si paralajmërim se do të protestojnë rreth pakënaqësive për pagat”, tha ai.

“Në këtë grup janë automekanik, autolimar, murator, ujë instalues, elektricist e shumë kategori të mjeshtreve, të cilët me Ligjin e ri të pagave janë diskriminuar”.

Ai ka potencuar se vazhdimisht ka marrë premtime se do të rregullohet kjo çështje nga MPB-ja, por që deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Është muaji i shtatë që po hynë e s’po paguhen shtesat për rrezikshmëri”, ka pohuar ai.

Po ashtu Zeqiri ka treguar se vetëm këtë vit ka pasur rreth 50 dorëheqje nga policia e Kosovës.

Përveç mungesës së sigurimeve shëndetësore, për herë të parë, pas 15 vjetëve, policët kanë mbetur pa shtesa për punën me rrezik që kryejnë.

Ndërsa që nga përfundimi i luftës së fundit, 19 zyrtarë të policisë kanë humbur jetën në detyrë.

Rasti i parë është regjistruar në shtator të vitit 2001.

Me legjislacionin në fuqi, e drejta e kompensimit nga buxheti i shtetit u takon dy kategorive: familjarëve të zyrtarëve policorë që vdesin në detyrë dhe atyre në kryerje të detyrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore