Kosova

Podujevë: E nisën për ambulancë – e lanë 3 vjet jo funksionale – tash po duan ta kthejnë në çerdhe


Komuna e Podujevës nuk e ka funksionalizuar ambulancën e mjekësisë familjare në fshatin Dobërdol të këtij qyteti edhe pse për këtë objekt shëndetësor i cili u ndërtua në vitin 2021 u shpenzuan 50 mijë euro.

Ndonëse ambulancën e ndërtuar e kanë në afërsi, banorët e këtij fshati detyrohen të drejtohen në qendrat më të largëta për shërbime mjekësore.

Opozita e ka fajësuar komunën për mos funksionimin e ambulancës, derisa nga niveli lokal thonë që këtë objekt shëndetësor po planifikojnë ta ndryshojnë në atë arsimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore