Lajme

Po vjen era zgjedhje, thotë Ahmeti


Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “po vjen erdha zgjedhje”, kur ka folur për një video propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje të publikuar më 3 tetor.

“Po mungon një Agim Veliu kësaj radhe”, tha ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se në LV ka shumë probleme brenda.

Ai mendon se në bazë të deklaratave që i ka dëgjuar nga deputetët e LV-së, “ka mundësi që të ndodh një qarje brenda kësaj partie”.

“LV do të dëshironte që të kishte një vit pauzë, Albini nuk e ka problem me prit nëse e sheh që kjo situatë është e pa menaxhuar”.

Ndryshe, të hënën e 3 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka njxerrur një video-reklamë ku thuhet se Kosova është një vend i vjedhur dhe e mbytur nga korrupsioni për 20 vjet.

Madje, aty shtohet se klasa politike e kaluar, as tash nga opozita nuk po e lejon Kosovën të lulëzojë.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur me 19 maj pati folur si i ftuar në “Atlantic Council”, kishte thënë se “Kosova është një storie suksesi për të cilën duhet të dëgjoj e gjithë bota dhe nga një viktimë e konfliktit është kthyer në një lider të demokracisë në vetëm 20 vjet”

“Nga një viktimë e konfliktit dhe gjenocidit Kosova ia ka arritur të bëhet një shtet i pavarur dhe sovran, me institucione të plota demokratike dhe me një Kushtetutë të bazuar në principet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë dhe respektit për të drejtat e njeriut”, ka thënë Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore