Shqipëria

Po transportonin lëndë narkotike, 4 të arrestuar në Elbasan


Mëngjesin e 9 dhjetorit kanë rënë në prangat e Policisë Elbasan katër persona duke transportuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Përkatësisht të arrestuar janë shtetasi S. M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

Për rrjedhojë u finalizua operacioni policor i koduar “Dragot 2021”. Në vijim shërbimet e policisë në rrugën që lidh Lushnjën me Bleshin, në Dragot, gjatë kontrollit fizik të shtetasve të lartpërmendur dhe mjeteve tip ”Audi A6” dhe “Volkswagen” gjetën lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 48 kilogramë, një thikë dhe tre aparate celulare.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, tre aparatet celulare, një armë e ftohtë (thikë) dhe dy automjetet.

Në njoftim theksohej se policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore