Lajme

Po raportonin ngjarjet qëllohet një ekip gazetarësh i “Sky News”


Një ekip i “Sky News” është evakuuar përsëri në Mbretërinë e Bashkuar nga Ukraina pasi gazetarët u qëlluan gjatë një prite nga një “skuadër vdekjeje” e dyshuar ruse.

Ekipi prej pesë anëtarësh u sulmua ndërsa ishte në një makinë, pasi u përpoq pa sukses të vizitonte qytetin e Bucha pranë Kievit.

Kryekorrespondenti i “Sky News”, Stuart Ramsay, së bashku me operatorin Richie Mockler u qëlluan – Ramsay në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa Mockler mori dy plumba me armaturën e tij.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së nëntë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore