Lajme

Plenkoviç: Serbia s’ka dhënë shpjegim për dëbimin e diplomatit kroat


Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka reaguar pas çarjeve të ndodhura në raportet diplomatike në mes të Kroacisë dhe Serbisë.

Serbia shpalli persona “non-grata” një diplomatë kroat, me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe Kroacia.

E sipas Plenkoviç-it dëbimi i diplomatit serb nga Kroacia ishte “zbatim i parimit të reciprocitetit”.

I pari i ekzekutivit kroat, ndër të tjera, ka theksuar se Serbia nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar për dëbimin e sekretarit të Parë të Ambasadës kroate në Serbi, Hrvoje Shnajder.

“Pavarësisht atmosferës parazgjedhore në Serbi, ne besojmë se lëvizje të tilla nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit apo bashkëpunimit mes dy shteteve dhe prandaj ne reaguam ndaj veprimit të ndërmarrë nga Serbia”, ka thënë Plenkoviç.

Të martën, Ministria për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, e shpalli Petar Novakoviç-in, këshilltar në Ambasadën serbe në Beograd, person të padëshiruar.

Ky vendim u mor si masë reciproke ndaj vendimit të Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore