Lajme

Playboy ndërpret marrëdhënien me ish-yllin e pornografisë për shkak të mbështetjes ndaj Hamas-it


Playboy njoftoi se po ndërpret marrëdhënien me personalitetin e medias libanezo-amerikane dhe ish-yllin e filmave për të rritur Mia Khalifa për shkak të postimeve në mediat sociale që mbështesin sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

“Gjatë ditëve të fundit”, thotë revista për të rritur në një deklaratë, “Mia ka bërë komente të neveritshme dhe të qortueshme duke festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”.

“A mund t’u thotë dikush, ju lutem, luftëtarëve të lirisë në Palestinë të kthejnë telefonat e tyre dhe të filmojnë horizontalisht”, shkroi Khalifa në Twitter ndërsa sulmi ishte duke u zhvilluar.

“Unë thjesht dua të sigurohem se ka pamje 4k të njerëzve të mi që thyen muret e burgut të hapur në të cilin janë dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe në mënyrë që të kemi opsione të mira për librat e historisë që shkruajnë se si u çliruan nga aparteidi”, shkroi ajo në përgjigje të kritikave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore