Shqipëria

Planifikimi i një atentati, SPAK kërkon 29 vite burg për grupin e ish-shefit të krimeve, Dedan Gjoni


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin i njohur, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit, Dedan Gjoni.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie.

Për Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kërkua dënimi me 4.8 vite.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin dhe Dejvi Gjermenin.

Aksioni

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë Rexhep Rapin, personin e njohur si “i forti i Sukthit”, me nofkën Kep Arapi vitin e shkuar

Gjatë një operacioni në Durrës janë arrestuar edhe nipi i tij si dhe ish-punonjës policie.

Arapi, dyshohet se është përfshirë në një tentativë vrasjeje me ish-shefin e Komisariatit numër 6 të Policisë, Dedan Gjoni.

Ky i fundit, ka dalë si pjesë e përgjimeve të dekriptimit të aplikacionit Sky ECC, ku një grup kriminal me pjesëmarrës Ervin Matën dhe Erzen Breçanin, ra në rrjetën e drejtësisë shqiptare.

Sipas të dhënave, Gjoni ka nxjerrë në pritë një person për llogari të Kep Arapit.

Ai e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal, duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të.

Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga Policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore