Lajme

Plani B i serbëve nëse nuk lejohen të votojnë në Kosovë për Referendum


Ilustrim

Portali i lajmeve serbe “KoSSev” shkruan se kanë informacione jo-zyrtare se serbët e Kosovës do të votojnë për Referendumin e 16 janarit në Rashkë të Serbisë.

“Aleksandër Arsenijeviç, kryetari i GI Srpski, në një deklaratë për KoSSev ka konfirmuar se kanë informacione se punëtorët e institucioneve në Veri të Kosovës do të shkojnë të votojnë në Rashkë ku është organizuar votimi në ora tetë”, shkruan ky portal serb.

Gjithashtu Arsenijeviç ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të protestojnë, pasi që sipas tij, “serbët nuk do të lejohen të votojnë në Kosovë”.

Bashkëbisedues të këtij portali thonë se nëse nuk lejohen serbët të votojnë në Referendum atëherë edhe Referendimi duhet të pezullohet, pasi që “një referendum i tillë nuk do të ishte as legjitim as legal”.

Sipas tyre nëse një referendum i till kalon “hapet kutia e Pandorës për njohjen e Kosovës një ditë”.

“Kur ajo kuti e pandorës hapet, atëherë mund të prisni gjithçka. Është vetëm çështje kohe, dhe nga fundi i vitit do të vie pyetja ‘a jenoi në favor të një marrëveshje me Prishtinën’, ‘A jeni në favor të Kosovës së Pavarur’”, thot Nebojsha Joviç, një qytetar i Mitrovicës së Veriut për këtë portal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore