Aplikacione

Planet për të nxjerrë në treg rivalin e Twitter-it kanë nisur te Meta


Kompania Meta e Mark Zuckerberg-ut po vazhdon me planet për të nisur një rival të Twitter-it.

Kjo pasi personazhet publike thuhet se duan një platformë të ngjashme që “drejtohet në mënyrë të arsyeshme”, me Dalai Lama dhe Oprah Winfrey në listën e synuar për përdoruesit.

Aplikacioni i pavarur është i koduar me emrin Project93 dhe emri i tij publik mund të jetë Threads.

Shefi i produkteve të Meta-s, Chris Cox, ka thënë në një takim të brendshëm se aplikacioni ishte “përgjigja e pronarit të Facebook-ut dhe Instagram-it ndaj Twitter-it”.

“Ne kemi dëgjuar nga krijues dhe figura publike që janë të interesuar të kenë një platformë që drejtohet në mënyrë të arsyeshme, ku ata ta besojnë dhe të mbështeten për shpërndarjen”.

Cox thuhet se ka treguar se Meta ishte në diskutime me Winfrey-n, e cila ka më shumë 42 milionë ndjekës në Twitter dhe Dalai Lama-n, i cili ka afro 19 milionë, si përdorues të mundshëm.

Thuhet se aplikacioni do të integrohet me ActivityPub, një teknologji që gjithashtu mbështet Mastodon – një rival të Twitter-it që është një koleksion i decentralizuar i mijëra faqeve – dhe lejon që rrjetet sociale të jenë të ndërveprueshme.

Në teori, kjo do t’i lejojë përdoruesit e aplikacionit të ri Meta të marrin llogaritë dhe ndjekësit e tyre në aplikacione të mbështetura nga ActivityPub, si Mastodon.

Sipas raporteve, aplikacioni do të bazohet në Instagram dhe përdoruesit do të mund të identifikohen me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tyre në Instagram, me ndjekësit, biografinë e përdoruesit dhe verifikimin që do të transferohen në aplikacionin e ri.

Cox ka thënë se aplikacioni synon “sigurinë, lehtësinë e përdorimit, besueshmërinë” dhe do t’ju ofrojë përdoruesve “një vend të qëndrueshëm për të ndërtuar dhe rritur audiencën”.

Twitter ka kaluar një kohë të trazuar nën udhëheqjen e Elon Musk-ut, megjithëse shefi i Tesla-s ka këmbëngulur se baza e përdoruesve të platformës nuk ka rënë që kur ai bleu biznesin në tetor.

Musk pohoi disa javë pasi bleu Twitter-in se numrat e përdoruesve aktivë ditorë kishin arritur një nivel më të lartë të të gjitha kohërave prej më shumë se 250 milionë.

Megjithatë, Twitter po përjeton probleme financiare si një biznes i varur nga reklamat.

Një bojkot i reklamuesve u shkaktua nga shqetësimet duke përfshirë përkeqësimin e standardeve të moderimit në platformë dhe një rihapje të gabuar të shërbimit të abonimit, gjë që çoi në një mori llogarish të verifikuara imituese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore