Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati

SHFLETO

Ilustrim.

 

Altina Marmullaku
17.05.2024 22:56
Loading Icons...

Një person është plagosur me armë zjarri në Prizren, teksa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri”.

“Pas marrjes së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe është jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren”.

Gashi, theksoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por që policia ka arritur ta identifikojë.

“I dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhet fjalë për personin B.U”.

Për rastin nga policia është thënë se po vazhdon të hetohet nga institucionet dhe në bashkëpunim me prokurorinë do të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur ngjarjen.