Një shtetas 19-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga, pasi ka plagosur me thikë një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar, gjatë një konflikti banal.
Kështu është raportuar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin.
Sipas njoftimit zyrtar, është proceduar penalisht edhe dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.
Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
‘Kultura e Hakmarrjes’: Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit po çojnë në vetëgjyqësi
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Bazat, depot, aeroportet: Objektivat e Kievit në Rusi
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit