Lajme

Plaçkitje dhe dhunë në shtëpinë e manjatit francez, Bernard Tapie


Manjati francez dhe ish-pronari i Adidas, Bernard Tapie, dhe gruaja e tij janë sulmuar gjatë një vjedhje në shtëpinë ë tyre, në Paris.

Çifti u lidh me kabllo elektrike, u sulmua fizikisht dhe ju grabitën stolitë e tyre me vlerë.

Bernard Tapie, 78- vjeç, i cili ishte për një kohë të shkurtër ministër qeveritar, është një figurë shumë e njohur dhe e diskutueshme.

Ai ka qenë në qendër të betejave ligjore në lidhje me korrupsionin dhe mashtrimin për dekada, dhe kaloi mjaft kohë në burg.

Tapie dhe gruaja e tij, Dominique, ishin duke fjetur kur katër burra kaluan rojet e sigurisë dhe hynë në shtëpinë e tyre rreth mesnatës.

Agresorët tërhoqën zonjën Tapie nga flokët “sepse ata donin të dinin se ku ishte thesari”, tha kryetari i bashkisë së Combs-La-Ville, Guy Geoffroy.

“Por sigurisht që nuk kishte asnjë thesar, dhe fakti që ata nuk e gjetën atë e bëri dhunën vetëm më keq”.

Duke arritur të lirohej, Dominique Tapie vrapoi në shtëpinë e një fqinji dhe thirri policinë. Ajo pësoi dëmtime në fytyrë pasi u godit disa herë dhe u dërgua në spital.

Ndërsa Bernard Tapie refuzoi të shkonte në spital.

“Ai është shkatërruar, shumë i lodhur”, tha nipi i tij Rodolphe Tapie.

Thuhet se hajdutët kanë vjedhur dy orë, duke përfshirë një Rolex, vathë, rrathë dhe një unazë.

Kush është Bernard Tapie?

Bernard Tapie ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë një numri dekadash të tilla si:

Ministër për çështjet urbane në vitet 1992-1993

Aksionari kryesor i markës së veshjeve sportive Adidas

Pronar i klubit të futbollit Olympique de Marseille

Pronar i medias, duke marrë përsipër La Provence dhe gazeta të tjera

Aktrimi, këndimi dhe drejtimi i emisioneve në radio dhe TV.

Por ai gjithashtu ka pasur një varg problemesh ligjore, shpalli falimentimin në vitet 1990 dhe kaloi pesë muaj në burg pas një serie çështjesh në lidhje me korrupsionin, mashtrimin tatimor dhe keqpërdorimin e pasurive të korporatave.

Betejë njëzet vjeçare ligjore mbi shitjen e Adidas

Çështja e tij më e profilit të lartë ka zgjatur më shumë se dy dekada dhe përfshin një zgjidhje të diskutueshme prej 400 milion € (470 milion dollarë) dhënë atij në 2008 pasi ai shiti aksionet e tij në Adidas.

Tapie kishte paditur bankën shtetërore franceze Crédit Lyonnais, duke e akuzuar atë për nënvlerësimin e ndërmarrjes së mallrave sportive gjatë shitjes.

Një panel përfundoi se ai ishte viktimë e mashtrimit dhe i dha atij dëmet masive.

Skandali përfshiu gjithashtu ministren e atëhershme të Financave Christine Lagarde. Ajo u shpall fajtore për neglizhencë, sepse miratoi paratë e kompensimit.

Lagarde mohoi çdo keqbërje dhe nuk u gjobit ose u burgos. Ajo tani drejton Bankën Qendrore Evropiane.

Bernard Tapie aktualisht po vuan nga kanceri i stomakut dhe kanceri i ezofagut dhe gjyqi në lidhje me apelin e tij u shty vitin e kaluar deri në maj 2021 për shkak të shëndetit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore