Jetesë & Stil

Plaçkitet shtëpia e Beckhams, përderisa Victoria dhe David ishin duke fjetur


Një hajdut i maskuar ka bastisur shtëpinë e Beckhams prej 40 milionë funtesh ndërsa ata ndodheshin brenda duke fjetur.

David dhe Victoria, nuk ishin në dijeni pasi hajduti hyri në një dhomë gjumi në katin e sipërm në Holland Park të Londrës Perëndimore.

Vjedhja në rezidencën e familjes Beckham në Londër u zbulua nga djali i tyre kur u kthye me miqtë pas një nate jashtë.

Ai vuri re një dhomë gjumi rezervë që ishte plaçkitur ndërsa prindërit e tij ishin në shtëpi, me xhamat nga dritarja e thyer të shtrirë në dysheme.

17-vjeçari lajmëroi babanë David, i cili thirri emergjencën ndërsa ai dhe Cruz kontrolluan shtëpinë prej 40 milionë funte.

Nuk dihet nëse hajduti ishte shqetësuar, por besohet se ai mund të ketë qenë në një bandë që synonte të paktën dy shtëpi të tjera aty pranë në të njëjtën natë.

Ish-kapieri i Anglisë, David, 46 vjeç, dhe stilistja Victoria, 47 vjeçe, thuhet se janë “tronditur” nga “vjedhja” i shtëpisë së tyre në Holland Park.

Çifti është “lodhur” nga përndjekjet dhe kërcënimet për rrëmbim në të kaluarën.

David dhe Victoria Beckham.

“Mjerisht Beckhams ishin viktima të disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë”, tha një burim pranë The Sun.

“Hajdutët kishin thyer një dritare dhe kishin dalë drejt e nga e njëjta me një numër të vogël sendesh. Për fat të mirë, asnjë nuk kishte një vlerë të madhe sentimentale për familjen”, shtoi ai.

Çifti shpenzuan rreth 8 milionë funte për të ndryshuar shtëpinë sipas kërkesave të tyre dhe morën aftësitë e stilistit të njohur të brendshëm Rose Uniacke.

Shtëpia përmban dy dhoma të zhveshjes dhe një pistë të stilit të pasarelave dhe  posedon një sallë lojrash, palestër, zonë spa, dhomë në stilin e sallonit dhe parking nëntokësor.

Çifti gjithashtu ka një pasuri prej 6 milionë funtesh në Cotswolds, e cila tani patrullohet nga një roje sigurie pas dy thyerjesh.

David dhe Victoria Beckham.

Përveç kësaj, ata kanë pronë në Dubai dhe kanë një apartament mahnitës në Miami, ku djali Romeo, 19 vjeç, luan futboll profesionist.

Djali i madh Brooklyn, 23 vjeç, do të martohet me vajzën e miliarderit Nicola Peltz më 9 prill në SHBA.

Familja Beckham thuhet se ka urdhëruar një rishikim të sigurisë së rezidencës në Londër pas vjedhjes.

Mbrëmë Policia Metropolitane konfirmoi se po heton dhe tha se ishte e paqartë nëse banditi vepronte i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.

David dhe Victoria – të cilët kanë një vlerë të përbashkët prej 760 milionë funtesh – kanë shfaqur rregullisht shtëpinë e tyre në Londër në mediat sociale.

Fqinjët në enklavën ekskluzive përfshijnë Elton John dhe Robbie Williams. Rezidenca e Princit William dhe Kate në Londër është afër.

David luajti 265 herë për Manchester United dhe 116 për Real Madridin përpara se të transferohej te LA Galaxy, ku luajti edhe 98 herë të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore