Lajme

Pique i përgjigjet Shakirës: Një orë Casio është për tërë jetën


Pak ditë më parë Shakira tronditi botën e mediave sociale dhe platformave të tjera digjitale me këngën e krijuar me producentin Bizarrap, e cila arriti shifrën rekord prej 64 milionë shikimesh në YouTube në 24 orë.

Ajo tejkaluar “Despacito” nga Luis Fonsi, me gati 25 milionë në vetëm 12 orë, duke u bërë kënga e re latine më e shikuar në historinë e platformës.

Kënga përmban referenca të qarta për marrëdhënien e dështuar me Gerard Piqué “Ti ndërrove një Rolex me një Casio, një Ferrari me një Twingo”, dhe përmend gjithashtu Clara Chía Martí, e dashura aktuale e ish-futbollistit katalanas.

Dje, e premte 13 janar, erdhi përgjigja e Pique.

Ish-futbollisti i Barcelonës u shfaq në videon live të Kings League, eventin sportiv që ai drejton së bashku me krijuesin, Ibai Llanos, me një orë Casio në dorën e djathtë, dhe përveç kësaj, ai i dorëzoi një tjetër secilit prej presidentëve të ekipet e tjera garuese.

Pique njoftoi një marrëveshje me kompaninë shumëkombëshe japoneze për sponsorizimin e Kings League .

“Kjo orë është për tërë jetën”, tha Pique në një aludim të qartë për ndarjen me nënën e fëmijëve të tij dhe për sulmet e këngëtarit kundër tij dhe partneres së tij aktuale.

Kënga e Shakirës që tallet me Pique-n thyen rekordin e YouTube

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore