Sport

Pioli: Tjetër Tottenham do të jetë në Londër, pres ndeshje të vështirë


Stefano Pioli pret të shohë një “skuadër tjetër” të Tottenham-it në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve, takim në të cilin kuqezinjtë shkojnë me një epërsi prej 1:0 të krijuar nga ndeshja e parë.

Duke folur për :Milan TV”, Pioli fillimisht diskutoi se si Milan-i është përgatitur për ndeshjen e tyre në Champions League me Tottenham.

“Do të doja të mendoj dhe vërtet besoj se këto janë ndeshje që përgatiten vetë, por nuk është kështu”, tha fillimisht Stefano Pioli.

“Atëherë besoj se nuk do të ketë nevojë për të motivuar skuadrën sepse të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, do të thoshte të kalonim një raund, do të thoshte të përmirësoheshim në rrugën tonë evropiane në krahasim me sezonin e kaluar”, shtoi tekniku italian.

“Për faktin që ekipi do të jetë i motivuar, i vëmendshëm, i koncentruar, nuk kam as më të voglin dyshim. Më pas është e qartë se jemi përgatitur për ndeshjen”.

Ai u pyet nëse pret të shohë një ekip të ngjashëm të Tottenham-it me atë që humbi 1:0 në ndeshjen e parë.

“Çuditërisht për skuadrat angleze që nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre. Tottenham është një ekip që ka qëndrime dhe shifra të ndryshme pozitive, në ndeshjet në shtëpi krahasuar me ndeshjet jashtë”, tha Pioli.

“Ne i kemi analizuar shumë mirë ndeshjet e tyre në shtëpi, ata mund të jenë më agresivë se sa në Milano, më intensivë, më energjikë. Ata nuk do të jenë në gjendje të na befasojnë për këtë, sepse ne i njohim ata”.

Trajneri i kuqezinjve foli në përgjithësi edhe si e mendon ndeshjen e nesërme.

“Është gjithmonë e vështirë të parashikosh rrjedhën e një ndeshjeje. Në ndeshjen e parë ishte një lojë e ekuilibruar dhe e luftuar, të cilën e fituam me meritë sepse luajtëm për mendimin tim pak më mirë se kundërshtarët tanë dhe duhet të synojmë të bëjmë të njëjtën gjë nesër mbrëma”, theksoi Pioli.

“Besoj se në fund skuadra që luan më mirë do të ketë një shans për të kaluar dhe për të fituar. Ne kemi një avantazh të vogël, që nuk është një avantazh që mund ta menaxhojmë, por duhet t’i qasemi ndeshjes me shumë vendosmëri, vullnet dhe cilësi”.

Së fundi, Pioli nënvizoi ambiciet evropiane të Milan-it këtë sezon dhe deri ku mund të shkojë skuadra.

“Po flasim për Milan-in, një skuadër që është mësuar të luajë në faza dhe nivele të caktuara, dhe veçanërisht në Ligën e Kampionëve ata gjithmonë janë përpjekur të shkëlqejnë.

“Është e qartë se rruga jonë do të jetë sërish e rëndësishme në Evropë dhe nesër kemi një mundësi”.

“E vështirë, por ne e dimë se është një mundësi dhe është e qartë që nesër do të përpiqemi të shkruajmë diçka të rëndësishme.”

Kujtojmë që si Milan-i ashtu edhe Tottenham-i humbën pikë në fundjavë – ndaj Fiorentina-s dhe Ëolves respektivisht – kështu që të dyja palët do të jenë të uritur për një përgjigje të fortë në përballjen e tyre evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore