Sport

Pioli para ndeshjes me Inter-in: Të gjithë mendojnë që s’kemi gjasa, por unë them që mund të shkojmë në finale


Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, ka thënë se ekipi i tij mund ta përmbysë Inter-in në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i kuqezinjve pranoi për mediat në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes se skuadra ka bërë disa gabime në ndeshjet e fundit, por e kaluara është “e parëndësishme”.

Pioli ka rrëfyer se nuk do të jetë e lehtë, por ka besim të pafund në cilësinë që ka në radhët e tij.

I pyetur sesi skuadra po përgatitet për gjysmëfinalen, Pioli u përgjigj: “Ata po përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme, kanë një vendosmëri të madhe për të bërë më mirë se ndeshjen e parë dhe për të fituar ndeshjen”.

“Nuk është e lehtë të përgatitesh për nesër, por ne kemi një objektiv të rëndësishëm në mendje: të fitojmë ndeshjen për t’u kualifikuar në finale siç askush nuk do ta kishte parashikuar ndonjëherë. Tani më shumë se kurrë, askush nuk mendon se Milani mund të arrijë në finale. E di që mund të luajmë një ndeshje të madhe”, theksoi Pioli.

“Duam të luajmë në një nivel të lartë. Nivelet në pjesën e dytë nuk do të jenë të mjaftueshme, ne kemi aftësinë për ta ngritur atë. Është një ndeshje e gjatë, duam ta nisim mirë, pastaj të qëndrojmë në të dhe të përfitojmë nga gabimet e tyre”, shtoi trajneri kuqezi.

Pioli vazhdoi duke thënë se nuk është diskuatuar fare humbja e tyre e fudnit në Serie A ndaj Spezia-s, por përqendrimi i tyre është vetëm për ndeshjen e nesërme.

“Nuk kemi folur për Spezia-n, vetëm për nesër. Këto janë llojet e lojërave që disa lojtarë ëndërrojnë të përjetojnë. Ne e dimë se po e fillojmë me një disavantazh, por kemi cilësinë për ta përmbysur atë”, tha Pioli.

Ka disa gjëra që Pioli e di se skuadra e tij duhet t’i përballojë më mirë, veçanërisht në grupe, një element i lojës që rezultoi të ishte një avantazh masiv për Inter-in herën e fundit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm (nga vendosjet),” tha ai. “Është një nga pikat më të forta të kundërshtarëve tanë. Edhe ne do të duhet të përfitojmë nga mundësitë që marrim, më mirë se ndeshja e parë, Interi mbrohet shumë mirë”.

“Ne kemi bërë disa gabime. Por e kaluara është e parëndësishme. Nesër do të përpiqemi t’i kufizojmë gabimet tona në minimum, do të duhet të jemi më të vendosur dhe të gatshëm për t’i lexuar më mirë ato situata”.

Ndërsa Ismael Bennacer do të mbetet jashtë për pjesën tjetër të sezonit pas lëndimit që mori në ndeshjen e parë, ka besim në rritje se Rafael Leao do të jetë mjaftueshëm i aftë për t’u rikthyer në formacionin fillestar të martën mbrëma.

“Ai është më i mirë, si Krunic dhe Messias, ata duhet të bëjnë disa përfundime sot. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, ata do të jenë të disponueshëm”, tha Pioli.

Ndeshja mes Inter-it dhe Milan-it do të zhvillohet këtë të marte me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore