Sport

Pioli flet për rikthimin e Ibra-s


Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon me ekipin e tij, Milan-in, pasi po vuan nga një dëmtim.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Ibra pritej të ishte i gatshëm në muajin janar, mirëpo e vërteta është se Ibra duket se po mendon edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur pasi koha punon kundër 41-vjeçarit.

Ndërkohë, edhe trajneri Stefano Pioli refuzon të caktojë një datë rikthimi në fushë për sulmuesin veteran, derisa tha se pavarësisht a luan Ibra, ai mbetet shumë i rëndësishëm për ekipin e tij.

“Rikuperimi i Ibra-s po ecën mirë dhe po respekton në maksimum të gjithë programin. Ka nisur tashmë të punojë në stërvitje, por sigurisht pa u bashkuar me pjesën tjetër të grupit”, tha Stefano Pioli.

“Progresi i tij është për t’u ndjekur ditë pas dite dhe nuk mund të them kohën kur Ibra do të kthehet në fushë”, shtoi tekniku italian.

“Është e rëndësishme është se Zlatan është gjithnjë i pranishëm në dhomat e zhveshjes dhe ka një ndikim pozitiv te shokët e skuadrës”, tha mes tjerash trajneri i Milan-it.

Kujtojmë që Milan-i nuk e ka nisur edhe aq mirë gjysmë-sezonin pranveror. Fillimisht morën një fitore ndaj Salernitana-s në ndeshjen e parë, por pastaj humbën me Inter-in në Superkupë dhe mezi e arritën një barazim në udhëtim te Lecce.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore