Sport

Piatek rikthehet në Serie A


Ish-sulmuesi i Milan-it, Krzysztof Piatek, është rikthyer në futbollin italian, ku ka firmosur një kontratë me klubin e Fiorentina-s.

Sulmuesi polak ka lënë tashmë ish-klubin e tij Hertha Berlin, ku është huazuar te klubi vjollcë.

Klubi i Fiorentina-s ka mundësi që ta bëjë të tijin lojtarin në fund të sezonit, për të cilin duhet të paguajë shumë e 15 milionë eurove.

Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë nga paraqitjet e 26 vjeçarit gjatë gjysmës së sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë që Piatek u bë i njohur te Genoa gjatë sezonit 2018/19, teksa më pas erdhi kalimi i bujshëm te Milan-i, i cili nuk shkoi ashtu siç u parashikua.

Te Milan-i, Piatek regjistroi 41 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave shënoi vetëm 16 gola.

Ai më pas u transferua te në Gjermani, te Hertha Berlinit për shumën e 24 milionë eurove, ku dhe aty nuk arriti të tregojë vlerat e tij.

Te Hertha, polaku bëri 56 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave arriti të shënojë 13 gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore