Aplikacione

Phone Link i Microsoft tani edhe në iOS


Microsoft tani po publikon një përditësim të ri për aplikacionin e tij Phone Link që përfshin softuerin iOS për herë të parë.

Përmes aplikacionit Phone Link, përdoruesit e iPhone mund të lidhen me një kompjuter me Windows 11 dhe të dërgojnë e marrin mesazhe përmes iMessage.

Gjithashtu përdoruesit mund të bëjnë dhe të marrin telefonata dhe të shohin njoftimet e tyre.

Microsoft Apps

Microsoft njoftoi për përditësimin në fillim të këtij viti dhe tani po publikohet në 39 gjuhë në 85 vende.

Microsoft thotë se të gjithë ata me Windows 11 do të kenë qasje në mbështetjen e iPhone në Phone Link deri në mes të majit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore