Sport

Phil Foden i jep fitoren Manchester Cityt


Manchester City ka marrë një fitore të vuajtur përballë Bournemouth-it në transfertë me shifrat 0-1.

“Vitality Stadium” priti takimin e javës së 26 në Premier League mes kampionëve në fuqi, City-t dhe vendasve të Bournemouth.

Ishte një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit, por City ia doli të rrëmbente tri pikët që e mbajnë në garë për titullin në Premier League.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 24 nga talenti anglez, Phil Foden.

Me fitoren e arritur, City ngjitet në kuotën e 59 pikëve, në vendin e dytë në tabelë dhe vetëm një pikë pas Liverpool-it kryesues.

Bournemouth qëndron në vendin e 14 me 28 pikë.

Më herët, këtë të shtunë, në Premier League u zhvilluan takimet: Aston Villa 4-2 Forest, Brighton 1-1 Everton, Crystal Palace 3-0 Burnley dhe Manchester United 1-2 Fulham.

Takimi i fundit i ditës në Premier League do të zhvillohet në “Emirates” kur Arsenal-i të përballet me Newcaslte, duke filluar nga ora 21:00.

Premier League: Fulhami heroik në ‘Old Trafford’, Aston Villa vijon rezultatet pozitive

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore