Lajme

Petriç: Kosova t’i përmbushë obligimet e saj – ta themelojë Asociacionin


Wolfgang Petriç i cili ka qenë dikur – në vitin 2007 – në këpucët e Miroslav Lajçakut, si ndërmjetëses në mes Kosovës dhe Serbisë, mendon se kthesa e mundshme e Serbisë në politikën e saj ndaj Kosovës mund të jetë e besueshme, derisa shton se tani Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj, “ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Këtu po përgatitet një hap që është jashtëzakonisht i vështirë për palën serbe”, tha Petriç për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Petriç është optimist se me planin e ri franko-gjerman është arritur një pikë nga e cila do të lëvizë diçka.

“Presionet nga të dyja palët janë të mëdha”, vlerëson ai dhe thekson se Serbia duhet të fillojë negociatat për planin franko-gjerman, e në anën tjetër Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

“U tregua edhe një herë se përparimi arrihet kur evropianët dhe amerikanët punojnë së bashku”, shtoi ai.

“Nëse fillon puna për këtë, do të ishte një përparim i madh, që nuk është arritur në rajon për shumë vite”.

Ai gjithashtu vlerëson se nuk mund të pritet që Kosova të pranohet shpejt në OKB, meqë sipas tij, pengës do jetë Rusia.

Ndërkaq të merkurën, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas darkës me kryeministrin e Kosovës, Ablin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, të mekurën në Prishtinë përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë rënë dakord se të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë arritur në kuadër të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara nga dialogu duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak pas darkës me Kurtin e Bislimin: Ramë dakord që të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen plotësisht

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore