
Për të ashtuquajturin drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po gënjen kur po flet për një afat të caktuar se kur duhet të nënshkruhet marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin franko-gjerman.
“Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të përcaktuara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Petkoviç.
Sipas tij vetëm Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ka një afat, për implementimin e të cilit Kosova është vonuar 10 vjet.
“Prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe të zbatonte atë që është nënshkruar në Bruksel”, ka shtuar ai.

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë shumë më dinamike pas propozimit franko-gjerman, i cili i cili së fundmi u quajt si propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca e Gjermania, e të cilin Albanian Post e kishte publikuar pjesërisht më 18 shtator e tërësisht më 12 nëntor.
Përpos kësaj Albanian Post nga burime diplomatike kishte mësuar se marrëveshja e parë në kuadër të këtij propozimi duhet të nënshkruhet deri më 24 shkurt, afat të cilën e kishte konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Këtë afatizim nuk kishin mohuar edhe të deleguarit special të shteteve evropiane.
Sipas të deleguarit të posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, arrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas modelit franko-gjerman nuk do të thotë se ka kohë të pakufizuar.
Të njëjtin mendim e kishte edhe deleguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Nuk jam në dijeni që propozimi evropian kërkon zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por sigurisht kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, kishte deklaruar ai.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!