
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka pandehur të hënën në një konferencë për media në Beograd se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të negociojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e aq më tepër të fillojë me hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Korrieri kryesor i propagandës serbe, ndër të tjera, siç transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, ka pretenduar se veprimet e kryeministrit Kurti janë në funksion të “mbulimit të faktit” që për dështimin e negociatave të së enjtes, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka drejtuar gishtin ekskluzivisht kah kreu i ekzekutivit kosovar.
“Ai u shpreh qartë se Kurti nuk do dialog e as kompromis. Askush nuk e pyet, siç thotë ai, se nuk do të japë asociacionin sepse nuk mund të pi kafe pa filxhan. Ua kanë mjeruar jetën serbëve që nuk mund ta shohin me sy e aq më pak të pinë kafe me të, përveç atyre sikurse [ministri për Komunite dhe Kthim, Nenad] Rashiç që kaluan në anën e Prishtinës”, ka thënë Petkoviçi.
“Kurti nuk do ta japë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse sipas tij, nuk mund të pihet kafja pa filxhan. Negociatat nuk bëhen për të pirë kafe siç i shohin Kurti dhe [zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik] Bislimi”, ka shtuar ai, duke iu referuar metaforës së kryeministrit Kurti se ky mekanizëm s’do të themelohet derisa Serbia e refuzon njohjen e Kosovës.
Përderisa asnjë rezultat në funksion të zbatimit të Marrëveshjes Bazë (Bruksel 27 shkurt – Ohër 18 mars) nuk ka prodhuar takimi i së enjtes mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka fajësuar kryeqeveritarin kosovar për mosgatishmërinë e tij për të bërë kompromis.
Negociatat diplomatike të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian (BE) me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk kanë prodhuar rezultate të prekshme në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, derisa kryeministri Kurti e presidenti Vuçiç nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, posaçërisht për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përfundon mbrojtja për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka paraqet raport mjekësor
-
E krahasoi Plenkoviç-in me Putin-in, Grliç Radman, Komshiç’it: Deklaratë e papërgjegjshme – je uzurpator i kuotës kroate
-
“Kurti dëshiron të bëhet Zelensky, kam frikë se do të bëhet Aliyev”, thotë Trajkoviç
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
Lajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së