Kosova

Petkoviç: Deklaratat e Maqedoncit të rrezikshme dhe luftënxitëse


Petar Petkoviç

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, se premtimi i dhënë NATO-s nga autoritetet kosovare në vitin 2013 në bazë të cilës Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të vendoset në Veriun e Kosovës pa pëlqimin paraprak të Komandantit të KFOR-it do të shfuqizohet pas krijimit të kushteve të reja dhe përpjekjeve të reja politike, për të ashtuquajturin drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç-in, “është një kërcënim i hapur”.

Petkoviç përmes një komunikate për media këtë të premte ka reaguar ndaj deklaratës të një dite më parë e artikuluar nga ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një “deklaratë luftënxitëse”.

“Mesazhe të tilla të rrezikshme, klithma luftarake dhe kërcitje armësh drejtuar popullit serb në Veri as nuk shkojnë në drejtim të de-eskalimit aq të nevojshëm e as në drejtim të një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme, por përkundrazi ngrenë tensionet, sjellin trazira në mesin e popullit serb dhe kërcënojnë të destabilizojnë të gjithë rajonin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore